.

Tragjike/ Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë shpërndarësi i picave

 

Një  ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në afërsi të fshatit Kallm në Fier. Burime zyrtare nga policia bënë me dije shtetasi me inicialet S.M, 58 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga motoçikleta me të cilën shpërndante pica.

Për pasojë i plagosuri ndërroi jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.