.

Rama prezanton projektin në Fier: Nis puna për transformimin rrënjësor të zemrës së qytetit

Kryeministri Edi Rama ka postuar në llogarinë e tij të Facebook-t një video ku shihet se kanë nisur punimet për reabilitimin e qytetit të Fierit, pas shembjes së ndërtesave buzë lumit Gjanica.

“Fier – Nga videoja 3D e shfaqur këtu përpara disa muajsh, tanimë ka nisur puna në kantierin e një transformimi spektakolar të zemrës së qytetit, e cila do të jetë kartvizita e Fierit të rilindur mbi shtratin e sëmundjes së rëndë të rrëmujës e ndotjes urbane?”, shkruan Rama.