.

Rama: Deputetët ankohen se ministrat nuk e hapin telefonin

Kryeministri Edi Rama tha se qytetarët kanë akses në çdo kohë për të përçuar ankesën tek platforma e lançuar on-line dhe brenda 10 ditësh , qytetarët marrin përgjigjen e problemit të ngritur prej tyre.

Rama tha se ka ikur koha e takimeve dhe miqësive për të marrë një shërbim, pasi shqetësimet tashmë kanë një platformë ku adresohen dhe kjo bëhet thjesht me një telefon.

“Sot këtu nuk jemi për fushatë elektorale, por për të pritur një grup vajzash dhe djemsh , gra dhe vajza kanë hedhur hapin për tu bërë pjesë e grupit tonë.  Politika është diçka e keqe, e pistë dhe diçka që nuk duhet  t’i afrohesh, ka njerëz që thonë se nuk merrem me politikë, por në fakt ky është iluzion, sepse edhe nëse nuk merresh ti, politika merret vetë me ty. Sa më shumë njerëz të angazhohen, aq më shumë politika ndikohet prej tyre. Sa më pak të angazhohen, pjesa tjetër vuan veprimet e politikës. Kush ka një telefon, sot e kanë në xhep qeverinë, sot nuk ka nevojë të njohë njeri, të presim pa fund, mjafton të nxjerr telefonin dhe të shkarkojë aplikacionin dhe në 3 minuta ta adresojë shqetësimin në atë sektor. Po pret legalizimin dhe se merr dot, nuk ke pse kërkon me mik me shokë dhe me dreq, çoje dokumentacionin tek aplikacionin. Në rast se të takon të thonë hajde merre. Kjo nuk është një përrallë.  Kjo  është ajo që duam, të kenë njerëzit të njëjtin akses si deputetit, ne iu japim mundësinë  njerëzve të zakonshme. Ministrat shpesh nuk hapin telefonin deputetëve.  Ministri vetë është i detyruar ta shqyrtojë ankesën, sepse mban përgjegjësi’, tha Rama.