.

Prindërit e Stresit: Si e mësuam arrestimin e djalit

Sali Lushaj dhe bashkëshortja e tij Shpresa, kanë rrëfyer sot, për emisionin “Kjo javë” në TV “News 24”, se si e mësuan arrestimin e djalit të tyre,

“E kam mësuar përmes avokatit. Ishim në shtëpi na ka bërë një telefonatë. Shkova tek Drejtoria pashë Stresin, komunikova. Shkuam tek Drejtoria e Policisë por nuk na thanë se për çfarë e kanë arrestuar”, u shpreh Sali Lushaj.

“Edhe unë si bashkëshorti e mësuam përmes avokatit. Avokati e ka mësuar krejt rastësisht pasi ai ndodhej te drejtoria për një klientin e tij. Një arrestim i bujshëm me shumë maska, ku mes tyre avokati ka dalluar Stresin, i cili i ka thënë ‘lajmëro prindërit që më kanë arrestuar’”, tha nëna e Stresit.