.

Era Istrefi takon njeriun e dashur: Më ke munguar…

 Era Istrefi është padiskutim një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Fama dhe suksesi i saj kanë kaluar tashmë kufijtë shqiptarë. Ylli kosovar momentalisht po qëndron në Holandë, ndërsa ajo e ka shfrytëzuar një pjesë të kohës së saj që të bëjë një tatuazh.

Amsterdami duket se është vendi ku jeton dhe motra e saj Nita, e cila është e vetmja në familje nga vajzat që qëndron larg vëmendjes së publikut dhe nuk u bë pjesë e tregut të muzikës.

“Më ke munguar shumë, faleminderit për lulet Nita”, shkruan në një prej postimeve këngëtarja shqiptare duke na treguar surprizën e bukur.