.

E rëndë/ 34-vjeçarja tenton ti japë fund jetës duke pirë detergjent

Një 34-vjeçare nga Lezha ka tentuar që t’i japë fund jetës ditën e sotme duke konsumuar detergjent.

Nga të dhënat zyrtare të policisë mësohet se shtetasja me inicialet A.M., është gjetur në banesë nga familjarët e saj, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.

Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.