.

Del lista/ Këto janë portalet shqiptare që iu shitën grekëve

Skandali i publikuar ditën e djeshme për financimin e një numri të madh mediash shqiptare nga grekët nuk ka kaluar pa u komentuar në vendin tonë.

Skandali plasi në Greqi pas dorëheqjes së ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, ndërsa FaxWeb ka arritur të sigurojë një listë paraprake me emrat e portaleve shqiptare që u janë “shitur” grekëve.

Ato janë Albanian Free Press,Himara.Gr, Epirus (gazetë në veri të Greqisë), Instituti i Studimeve Mediatike.

Sipas FaxWeb, kjo nuk është lista e plotë pasi dyshohet se ka edhe mjaft media të tjera  që ende nuk janë bërë publike.

Njëkohësisht dyshohet që shumë media të tjera dhe gazetarë janë financuar prej kohësh nga shteti fqinj, duke përfituar milina euro. Kjohët e fundit, e gjithë vëmendja në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë është fokusuar tek pakti detar mes dy vendeve.