.

Bëri tatuazh me kryq, kënngëtari shqiptar tregon si përfundoi në burg

I ftuar në emisionin “Rudina”, kantautori Gjergj Leka është shprehur se ka bërë 4 muaj burg për shkak të tatuazhit kryq që ka bërë prapa veshit.

“E kam bërë jo në kohën e  demokracisë, e kam bërë më herët dhe kam ngrënë dhe nja katër muaj kështu… gjëra…”, u shpreh Gjergj Leka, teksa tregoi se nuk është  penduar.

“E kam bërë, se kështu ka qenë koka ime, ishte kurajë e madhe… Lëre se ia kam ngritur tensionin familjes në atë periudhë. Jam shumë besimtar në Zot dhe nuk kam bërë kurrë ndarje. Mjafton të besosh në Zot, në një Zot”, tha këngëtari.