.

“Po, tashmë është gati”, vjen momenti i shumëpritur për Grezdën

Eros Grezda është padyshim një nga lojtarët më të mirë që skuadra e Kombëtares shqiptare. Lojtari u transferua në merkaton e verës te skuadra e Rejnxhërsit, por ende nuk ka startuar si titullar në formacion. Para ndeshjeve që skuadra zhvilloi në tetor me Jordaninë dhe Izraelin Grezda u shpreh:“Kemi biseduar me Xherrardin dhe më ka thënë se duhet t’i pohoj atij momentin kur unë do të jem gati”.

Dhe duket se tashmë ka ardhur ai moment, pasi në konferencën për shtyp ditën e sotme trajneri tha: “Po, Grezda tashmë është gati për ndeshjen e radhës që ne do të zhvillojmë”.