.

Moment i sikletshëm për Erdogan, bie në “gjumë” kur homologu i tij merr fjalën (Video)

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan është shfaqur në momente të vështira gjatë një takimi të zhvilluar me homologun moldav, Igor Dodon.

I pari i Turqisë u kap nga kamerat teksa përgjumej, në çastin kur fjalën e kishte presidenti i Moldavisë. Ky episod është përsëritur për disa herë radhazi. Konferenca e përbashkët mes dy presidentëve u zhvillua ditën e dytë të vizitës së presidentit turk në Moldavi.

Marrëdhëniet mes të dyja vendeve janë forcuar sidomos pas arrestimit të disa “Gylenistëve” në Moladvi, të cilët më pas janë ekstraduar për llogari të shtetit të Turqisë.