.

Lady Gaga tregon me lot në sy për abuzimin seksual kur ishte 19 vjeç: Jeta më ndryshoi…

Një temë mjaft e ndjeshme që kohët e fundit është bërë shumë e komentuar në publik është edhe çështja e abuzimeve seksuale.

Prestigjiozja “Elle” ka organizuar një event që kishte për temë sensibilizimin për gratë e mbijetuara nga abuzimet seksuale dhe shëndetin mendor të tyre, shkruan lajmi.net.

Në mesin e folësve ishte edhe këngëtarja e njohur Lady Gaga, e cila rrëfeu me lot në sy përjetimin në moshën 19-vjeçare.

“Pasi u sulmova seksualisht në moshën 19-vjeçare jeta më ndryshoi përgjithmonë, nuk i tregova askujt. Ndihem e turpëruar për atë që më ka ndodhur, ka akoma ditë kur unë rri dhe mendoj që ishte faji im. Pasi ia tregova njerëzve të fuqishëm me qëllim që të më ndihmonin, askush nuk e bëri”, tha ajo.

Kujtojmë që Lady Gaga ditë më parë  kishte kurorëzuar me fejesë lidhjen disavjeçare me Christian Carrinon.