.

Angelina Jolie e lidhur me aktorin e njohur?

Mbas një divorci shumë të gjatë dhe të vështirë për aktorët Angelina Jolie dhe Brad Pitt, janë hedhur shpesh herë aludime të shumta për lidhje të reja nga të dy aktorët.

Revista australiane ‘News Weekly’ dëshmon se aktorja Angelina Jolie ka rreth një vit që është në një lidhje me aktorin e njohur Keanu Reeves.

Po sipas kësaj reviste thuhet se dy aktorët janë parë duke pushuar në ishujt Grek dhe përveç kësaj revista tregon se ato janë shumë të dashuruar dhe se Jolie po jeton një romancë të vërtetë me Keanu Reeves.