.

“1 mln euro nga fondi sekret i Ministrisë greke për mediat shqiptare”, Prokuroria e Athinës nis hetimet

Pas publikimit të informacioneve në gazetën elektronike greke iefimerida.gr, në lidhje me fondet sekrete dhe pagesat në median dhe biznese në Shqipëri dhe Greqi, Prokuroria e Athinës ka urdhëruar që të nisin hetimet.

Ndërkaq, pas bujës së shkaktuar për listën e gazetarëve dhe portaleve shqiptare që kryenin propagandë pro Greqisë, Kryeministria greke e ka përgënjeshtruar zyrtarisht duke theksuar se nuk janë shpërndarë fonde në media ballkanike.

Sipas prokurorisë, publikimi në media i informacioneve sekrete te shtetit përbën akt penal dhe kriminal.