.

“Skandalet i gjen opozita?”, Çani: Ka njerëz që për t’i marrë vendin do donin ta shihnin Ramën në…

I ftuar në ‘Open’, në Top Channel, gazetari Arian Çani tha se kryeministri Rama me paketën antishpifje po bën një lojë të gabuar duke çuar drejt gjykatës shpifjet dhe skandalet.

Çani shtoi se mendohet se skandalet gjendet nga opozita, por në fakt ajo është vetëm një mjet.

“Nga burimet e mia njerëzit mendojnë se skandalet i gjen opozita, ajo është një mjet në fakt.

Skandalet plasin nga klanet brenda qeverisë, dmth ka njerëz brenda qeverisë që do donin ta shihnin Ramën të rrëzuar për t’i marrë vendin. Meqë po kthehemi në Republikë Juridike po shtroj disa pyetje.

Kush është njeriu që pretendon të behet kryeministër në Shqipëri?

Kush donte ti zinte vendin  Xhafës?

 A e kuptoni se ku po jetojmë? Jemi në një logjikë normale ku ambicia politike është legjitime. Këtë lojë kaq interesante Rama po  e shpie drejt gjykatës. Pse se lë lojën të bëhet e bukur?”, u shpreh Çani.