.

Plas sherri në “Open”/ Nazarko: Kemi 6 muaj që po qorrollisim popullin me “Babalen”. Ja si i përgjigjet Manjani

Emisioni “Open” në Top Channel është shoqëruar nga debate të shumta sa i përket çështjes “Babale”. Analisti Shpëtim Nazarko e konsideroi një tallje nga ana e Babales gjithë këtë histori duke thënë se nuk ka një përgjim origjinal. Ndërkohë juristi Ylli Manjani e kundërshtoi duke i thënë se prokuroria nuk e ka kërkuar përgjimin origjinal dhe një i tillë ekziston.

Nazarko: Babalja tallet me klasën poltike dhe mirë e bën. Nuk ka kasetë.

Manjani: Prokuroria nuk ka kasetën origjinale. Prokuroria nuk e ka kërkuar, ka marrë atë që është nga mediat. Prokuroria ka shkruar ka marrë informacionin që është dhënë në televizion.

Nazarko: Po talleni me popullin.

Manjani: Jo nuk tallem unë me popullin.

Nazarko: Ku është kaseta?

Manjani: Kush e kërkon? Prokuroria nuk e ka kërkuar dhe nuk e ka marrë. Dhe kjo është kompromentimi më i madh që i ka ndodhur këtij vendi.

Nazarko: Kemi 6 muaj që po qorrollisim popullin dhe mirë e bën Babalja që tallet me ne.