.

Lajm i keq për Interin, ja çfarë ka ndodhur me “yllin” e skuadrës

Pak para derbit me Milanon një lajm i keq ka mbërritur tek Interi. Mësohet se mesfushori i Interit, Matias Veçino, ka probleme muskulore dhe mund të mungojë në derbin e Milanos. 27-vjeçari uruguaian u largua nga qendra stërvitore e kombëtares, dhe u kthye në Itali për testime mjekësore.

Sipas asaj që bën me dije “Football Italia” ai ka vetëm lodhje muskulore, mirëpo është në dyshim për superndeshjen e së dielës mes Interit dhe Milanit. Veçino do të ekzaminohet gjatë ditëve në vijim nga mjekët e klubit, mirëpo me ndeshjen e mesjavës ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve, duket se Interi nuk do të rrezikojë.