.

E pazakontë/ Studentja në Tiranë padit të dashurin: Më mori virgjërinë me anë të mashtrimit

Ditën e djeshme në qytetin e Tiranës ka ndodhur një ngjarje jo fort e zakonshme. Mësohet se studentja me inicialet D.I, e cila studionet Drejtësi ka paditur të dashurin para prokurorisë dhe synon ti shkojë çështjes deri në fund.

Ajo e ka akuzuar partnerin me të cilin tashmë është ndarë se i ka vjedhur virgjërinë me anë të mashtrimit, pasi i premtonte martesën. 21-vjeçarja instiston në faktin se është mashtruar, pasi në të kundërt nuk do t’i falte virgjërinë.

Studentja është paraqitur në Prokurori me një dosje me prova ku përfshihen biseda mes saj dhe ish-partnerit, për të vërtetuar mashtrimin.