.

Çim Peka ironizon Taulant Ballën: Një jetë që ëndërron të dalë në mediat e mëdha, e arriti si mik i një trafikanti

“Sa herë hapet çështja e Xhafajt, aq herë del në publik një skandal i Taulant Ballës”, kështu u shpreh gazetari Çim Peka në emisionin “Open” në Top Channel. Teksa me ironi tha se kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla edhe pse është “numri dy” i qeverisë “ka një jetë që ëndërron të dalë një prej dy mediave më të mëdha kombëtare dhe më në fund e arriti si mik i një trafikanti”.

“Sa herë hapet çështja e Xhafajt, aq herë del në publik një skandal i Taulant Ballës. Ballën e njoh prej vitesh dhe kam pasur një simpati për të. E kam ftuar edhe në studio. Ai ka një jetë që ëndërron të dalë një prej dy mediave më të mëdha kombëtare dhe më në fund e arriti si mik i një trafikanti”, u shpreh gazetari Peka.