.

“E gjithë qenia ime ka ndryshuar”, pas diagnostikimit të djalit me kancer, këngëtari i njohur heq dorë nga muzika

Këngëtari i njohur ka vendosur të heqë dorë nga muzika dhe fama. Michael Buble ka vendosur që të shkëputet nga jeta publike dhe t’i qëndrojë pranë të birit.

Ai ka treguar se nuk ka më dëshirë të ketë vëmendjen e mediave pas betejës së djalit të tij 3 vjeçar me kancerin.

Në intervistën e tij të fundit Buble ka folur hapur për impaktin që ka pasur sëmundja e Noah te çifti.Buble është i martuar me aktoren e njohur argjentinase, Luisana Lopilato, ndërsa çifti kanë tre fëmijë bashkë.

“E gjithë qenia ime ka ndryshuar. Perceptimi im për jetën. Nuk e di nëse mund ta përballoj këtë bisedë pa qarë. Dhe unë kurrë nuk e kam humbur kontrollin e emocioneve të mia në publik”, ka thënë ai për revistën e fundjavës për Daily Mail.

Megjithatë pas përmirësimit të gjendjes së djalit, ai tregon se albumi i tij i ri ‘Love’ do të publikohet muajin tjetër, më 16 nëntor.