.

Tragjike! Qëllohet me armë zjarri modelja e njohur, çfarë tregojnë burimet e para të policisë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Clayton County, Georgia ku ka ndërruar jetë modelja e njohur amerikane Kelsey Quayle.
28-vjeçarja u qëllua më armë zjarri në rrethana ende të paqarta ndërkohë, që po drejtonte makinën e saj.Ajo u transportua me urgjencë në spital por fatkeqësisht ndërroi jetë pak orë më vonë.


Pse qëlluan modelen? Donin ta vrisnin apo ishte një gabim fatal? Këto janë të gjitha pyetjes e familjes së 28-vjecares, të cilët kërkojnë të zbardhet ngjarja tragjike.

Ndërkohë sipas burimeve të para të policisë Kelsey po drejtonte makinën e saj tip, Mazda 626 në korsinë e kundërt duke shkaktuar edhe përplasjen e tre makinave. Menjëherë pasi shkaktoi aksidentin ajo u qëllua me armë zjarri shkruan Daily Mail.

Ndërsa motra e modeles ka thënë se Kelsey nuk kishte armiq dhe se prej disa muajsh ishte transferuar në Georgia me të fejuarin e saj.

“Dua të di çfarë ka ndodhur. Nuk e meritonte të përfundonte kështu. Nuk e di si mund të ketë ndodhur kjo ngjarje e tmerrshme, nuk kishte asnjë armik. Të gjithë e donin shumë, ishte një vajzë e jashtëzakonshme”- ka thënë motra e modeles së vdekur.