.

Vrasja në Mat/ Ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

 

Ka ndërruar jetë një nga të plagosurit e ngjarjes së Matit, duke shkuar në 2 numri i viktimave.

Sipas burimeve, mësohet se Erzen Alija nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë transportit për në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Mat, ku, shtetasi Kujtim Koxha, pasi është konfliktuar më parë me disa punonjës të Bashkisë, më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, në një lokal ku ata po drekonin.

Nga të shtënat mbeti i vdekur në vend njëri prej punonjësve, shtetasi M.H, ndërsa tre të tjerët u plagosën, por Erzen Alija ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Traumës.

Ndërkohë mësohet se shtetasi, B. Buçi, i cili është transportuar për në Tiranë, është në gjendje të rëndë, ndërsa i plagosuri tjetër, Astri Hani, është mbajtur në spitalin e Burrelit dhe po merr ndihmën mjekësore atje.