.

Vrasja në Mat, identifikohet autori. Policia vihet në kërkim të tij (Emri)

Pak minuta pas ngjarjes së rëndë në fshatin Shelli të Matit ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë policia ka identifikuar autorin e krimi.

Sipas të dhënave nga policia autori i dyshuar është shtetasi Kujtim Koxha, i cili është shpallur në kërkim dhe forcat e policisë i janë vënë tashmë nga pas për ta kapur dhe arrestuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes viktimës, i cili ishte punonjës i bashkisë, kolegëve të tij dhe autorit/BW