.

Videopërgjimi/ “Babalja më tha se do merrja 100 mijë euro”, Alizoti jep dëshminë në Prokurori

Prokuroria mori sot në pyetje Fredi Alizotin, i cili shfaqet në një video ku akuzon drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun, që sipas tij e shoqëroi me makinë pranë organit të akuzës për të dhënë llogari për dosjen ‘Babalja’.

Alizoti dha dëshminë e tij në Prokurori ku u shpreh se “vidoeja 2 është realizuar pas datës 1 qershor pranë selisë së PD”. Alizoti ka identifikuar edhe personin që e pyet në video. Pritet të thirren nga Prokuroria emrat e përmendur prej tij. “I mbetem deklarimeve që kam bërë në prokurori. Babalja më tha se do merrja 100 mijë euro,” u shpreh Alizoti.

Video në fjalë u publikua nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili po ashtu po hetohet për ‘kallëzim të rremë’ nga ana e prokurorisë. Burimet thonë për “BalkanWeb” se videoja është filmuar nga një kamera e fshehtë në syzet e bashkëbiseduesit./BW