.

Paditet kryeprokurorja Arta Marku (Detaje)

Arta Marku është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të një kolegeje të saj.

Prokurorja e krimeve të rënda Sonila Muhametaj paditi Arta Marku ditën e sotme.

Ajo e ka depozituar padinë në Gjykatën Administrative dhe kërkon shfuqizim të urdhrit të Markut, me anë të të cilit e transferoi nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Pukës.

Padia do të shqyrtohet nga gjyqtarja administrative Elda Vrioni.

Prokurorja Muhametaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Markut pasi, sipas padisë është shkelur ligji për statusin e prokurorëve dhe se prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka tejkaluar kompetencat.