.

Orinda publikon foto nga skena e emisionit më të ri të Turit

Moderatori i njohur Turjan Hyska pritet të nisë së shpejti në Tv Klan, emisionin më të ri “Familja”.

Duket se skenografia për këtë emision është pothuajse gati dhe këtë fakt e ka dëshmuar gjatë ditës së sotme, bashkëshortja e Turit, Orinda Huta.

Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet në mes të skenës ku duket një kubë anash dhe krahas saj shkruan: “Familja”.

Nuk dihet ende një datë fikse se kur pritet të nisë ky emision.