.

DETAJE/ Vrasja në Mat, punonjësit e Bashkisë u qëlluan me bukë në gojë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga një vrasje e dyfsihtë që tronditi Matin mesditën e sotme.

Dy punonjës të Bashkisë që shkuan për të hapur një rrugë kalimi në fshatin Shëlli u qëlluan nga autori, ende i paidentifikuar.

Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se punonjësit e Bashkisë sapo ishin ulur për të ngrënë drekë.

“Punonjësit ishin duke punuar, pasi mbaruan u ulën në lokal dhe kishin qenë duke ngrënë drekë, dhe autori hyri në lokal, i qëlloi të dy,” tregon ai.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie vijojnë hetimet.