.

Bojkotuan Kuvendin, Kryemadhi i shkon Bashës në zyrë.Ja kush e shoqëronte

Në një kohë kur bojkotuan edhe sot seancën plenare, vjen një lëvizje nga opozita. Mësohet se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar në selinë e PD-së për një takim me kryeopozitarin Lulzim Basha.
‘BalkanWeb’ raporton se Kryemadhi shoqërohej nga kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili dhe deputetja Klajda Gjosha.

Kujtojmë se prej ditësh situata politike në vend paraqitet e tensionuar, ku nga një anë ‘zien’ çështja “Babalja” dhe nga ana tjetër “Xhisiela”. Opozita ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’ për lidhjet e saj me krimin, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur me akuza.