.

Pagoi euro për audio-përgjimin? Salianji në “Open”: Nëse ka prova s’do isha këtu, prokuroria s’ka këllqe

I ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel deputeti demokrat, Ervin Salianji ka hedhur poshtë se ai ka dhënë para për audio-përgjimin.

“Nëse ka prova, atëherë “unë s’do isha këtu”, tha Salianji.

“Ka dalë një përgjim mes një personi që është aktor, po e ritheksoj Prokuroria ka së paku dy aktorë që i ka çuar për ekspertim. Njëri thotë që e kam bërë unë. Përgjimet (nga prokuroria) janë bërë në 1-2 javë pasi ka dalë përgjimi. Nëse prokuroria ka fakte që kam dhënë 200 mijë euro, ça prokurorie është kjo, prokurori pa këllqe, shkon te këta, jo mo jo…”, u shpreh deputeti demokrat.

Sipas tij, hetimi i prokurorisë s’ka qenë i plotë: “Investigimi gazetaresk ka shkuar të kryeplaku në Tragjasë, te një lokal i Habiljave me mërin Ermal, Ermali është shef i Policisë në Dhërmi… Nëse Prokuroria do kishte vërtetuar këto budallaqet që shkruan aty unë s’kisha si të dilja këtu. Prokuroria thotë që ne i kemi dhënë këto. Ka pesë muaj që prokuroria ka kohë ta vërtetojë këtë, si s’mund ta vërtetojë, kjo është qesharake.”