.

Debat në “Open”/ Nazarko: Mos merr përsipër detyra të vështira brenda partisë. Salianji: Rama është regjizori dhe producenti i…

Emisioni “Open”në Top Channel është shoqëruar me debate mes gazetarit Mentor Nazarko dhe deputetit demokrat Ervin Salianji sa i përket audio-përgjimit ku del si i implikuar në trafikun e drogës vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj.

Më poshtë debati:

Nazarko: Ke shpatulla të dobëta që të marrësh përsipër… Ti je një deputet është një përgjegjësi shumë e madhe, mos merr përsipër gjëra të tilla.

Salianji: Mbaj përgjegjësi publike dhe ligjore.

Nazarko: Prokuroria është e shtetit.

Salianji: Prokuroria është e Ramës. Rama është regjizori dhe producenti.

Nazarko: Prokuroria mban përgjegjësi ligjore. Mos merrni përsipër detyra të vështira brenda partisë.

Salianji: Ju mos u shqetësoni.