.

Meghan qenka shumë pa fat! Gjatë udhëtimit të fshehtë me Harryn, përballet me situatën që nuk ia priste mendja

Ndonëse Meghan Markle dhe princ Harry u përpoqën të kishin një udhëtim të fshehtë në Amsterdam, jo çdo gjë shkoi siç e kishin programuar.
Ata qëndruan larg vëmendjes së medias, derisa çifti u përball me një situatë të pakëndshme, një rastësi që ndoshta nuk do të donin të kishte ndodhur.
Sipas Vanity Fair, Harry u përball gjatë këtij udhëtimi me ish të dashurën e tij, aktoren Jenna Coleman.
Teksa shijonin të dy mëngjesin, Harry pa se në të njëjtin ambient, ishte edhe ish e dashura e tij.
Harry e vazhdoi “mëngjesin” sikur nuk kishte ndodhur asgjë, megjithatë për Meghan duket se ka qenë situata më e vështirë.
Nga ana tjetër sipas korrespodentëve të Vanity Fair, aktorja thjesht ka ulur sytë dhe ka shmangur shikimin me çiftin e famshëm.

Mirëpo duhet theksuar fakti se Harry ka qenë kryesisht miqësor me të gjitha ish të dashurat dhe madje disa prej tyre ai i ftoi edhe në dasmë.