.

INSTAT shuan kuriozitetin: Si e shpenzojnë rrogën shqiptarët

Gjysma e buxhetit të familjeve shqiptare shkon në plotësimin e nevojave të para jetësore. Mësohet se 44% e të ardhurave të tyre gjatë vitit të shkuar kanë patur si qëllim blerjen e ushqimeve, ndërsa 11% e shpenzimeve shkuan për pagesën e ujit, energjisë elektrike dhe qirasë.

Sipas Institutit të Statistikave, një familje e përbërë nga 4 persona shpenzon çdo muaj 73 mijë e 400 Lekë. Në anketën e INSTAT, rezulton se shpenzimet në familjet shqiptare janë ulur për blerjet e veshjeve, por janë shtuar transportin dhe shëndetin. Transporti ka kushtuar më shumë gjatë vitit të shkuar për shkak të rritjes së çmimit të naftës, ndërsa po ashtu është rritur dhe çmimi për ilaçet.

Nga ana tjetër, 90% e familjeve në Shqipëri shpenzojnë 18 mijë Lekë në muaj për person, ndërsa 10 % e tyre kanë shpenzime në masën e 62 mijë Lekëve në muaj për një anëtar/Klan