.

“Rasti i Xhisielës”, Vasili reagon ashpër pas deklaratës së Ramës: Fryhesh kot si derr, ke frikë sepse…

Reagon ashpër kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, fill pas dekaratës së parë të dhënë nga Kryeministri Rama, për dhunimin e Xhisielës nga i biri i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Me një shënim në faqen e tij në “Facebook”, Vasili shkruan se “Rama fryhet kot si derr, mbron dhunuesit dhe nuk heq dot asnjë prej tyre”.

Ai i kujton madje se kryeministri ka qenë dhunues vetë, dhe “nuk dënon dot të ngjashmit me veten”.

Postimi i Vasilit

Kryeministri fryhet kot si derr,mbron dhunuesit dhe nuk heq dot asnje prej tyre.

Kryeministri me shume frike mezi belbezoi ca fjale per dhunimin e vajzes nga Fushe Kruja.
Ka frike dhe fryhet si derr sikur çdo thote.
Ka frike se Deputeteve dhunues,mbeshtetes te dhunes dhe fshehes te dhunes nuk ka cfare ju ben fare,ju rruan bishtin.
Ngaqe ka qene dhunues vete nuk denon dot te ngjashmit me veten.
Sa per policine turpin e saj nuk e lan as uji i oqeanit,pasi jo vetem nuk e mori ne mbrojtje vajzen e dhunuar, por dje nxori dy gra police qe flisnin pro dhunes se femre,ky eshte fundi moral dhe shoqeror i kesaj policie.
Mund te gjenin plot te paturp qe mund te recitonin vjershat e Edi Rames, por duhet ti kishin kursyer ato dy gra nga ky rol i ndyre ne mbrojtje te dhunes ndaj nje femre.