.

Rasti i Xhisielës, reagon për herë të parë Rama:Dhuna e pafalshme! Ata që hungërrijnë si derra…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për dhunën ndaj vajzës në Krujë me anë të një postimi në Twitter. Djali  i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja është denoncuar nga ish e dashura e tij Xhisiela Maloku, për dhunë, përdhunim, përndjekje dhe tortura.

Sipas Edi Ramës dhuna e ushtruar ndaj vajzës është e pafalshme, por policia ka bërë detyrën e saj dhe nuk i ka bërë asnjë favor djalit të deputetit.

“Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën.Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.Për ne askush s’është mbi ligjin”, ka shkruar Edi Rama