.

Rama vjen me paralajmërim të fortë: Zyrtarët e shtetit të bëjnë kujdes, do të largoheni nga puna nëse…

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot apel të fortë për të gjithë zyrtarët e shtetit, në pozita drejtuese ose jo, të jenë të kujdesshëm, sepse papërgjegjshmëria përballë shqetësimit të çdo qytetari i kushton vendin e punës.

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Korçës bëri të ditur se gjatë kësaj kohe janë marrë masa disiplinore ndaj 462 punonjësve të administratës publike. Këta të fundit sipas Ramës kanë abuzuar me detyrën dhe nuk i kanë dhëne shërbimin e merituar qytetarëve.

Për kryeministrin shumë raste janë dërguar për ndjekje penale dhe në prokurori, këto kur janë konstatuar se kanë kryer shkelje ligjore.

“Janë dhënë gjatë kësaj periudhe, 462 masa disiplinore . Mesazhi për të gjithë punonjësve të shtetit është që të forcojnë javë pas jave edhe falë masave që marrin ndaj punonjësve. Çdo qytetar ka fuqinë e pushtet ekzekutiv sepse ne e vlerësojmë termin bashkëqeverisje, sepse ky është vizion për tu jetësuar dita ditës. Çdo qytetar të largon nga puna nëse ti nuk e trajton siç duhet, si qytetar i barabartë i kësaj Republike. Ai i drejtohet platformës Shqipëria që duam dhe në atë moment ai ka ministrat përkatës në dispozicion dhe brenda 10 ditësh merr zgjidhje. Kush është përgjegjës për gabimin e tij ndëshkohet”, tha Rama.