.

Patozi: Shqipëria ka vetëm dy oligarkë, Basha pret pas ferrës…

Në një intervistë për emisionin “Provokacja” në ABC News, ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi ka thënë se në Shqipëri nuk ka shumë oligarkë siç thotë Basha, por ka vetëm dy.

“Shqipëria sot ka dy oligarkë. Njëri i madh dhe tjetri në hije. Oligarku i madh është kryeministri Edi Rama dhe oligarku i vogël është Lulzim Basha. Oligarkia nuk zgjidhet me masa drastike. Ose duke u reformuar partitë ose me goditje nga jashtë”, u shpreh Patozi.

Patozi u shpreh se sistemi në Shqipëri duhet tronditur, por Basha nuk ka për ta bërë kurrë këtë.

“Basha pret radhën dhe po pret mbas ferrës, por nuk do të vijë kurrë fitorja duke pritur. Sepse Lulzim Basha nuk bën betejë, por qëndron duke pritur”, ka vazhduar Patozi.