.

“Kush lind fëmijë pas janarit do përfitojë 400 mijë lekë”, Rama iu përgjigjet kritikëve: Kaq është mundësia…

Mbrëmjen e sotme gjatë një takimi në Korçë për anëtarësimet e reja në PS, Rama ka folur edhe për shpërblimet që do jepen nga qeveria duke filluar nga janari për të porsalindurit.

Kryeministri u është përgjigjur zërave kritikë që thonë pse këto shpërblime nuk do të zgjasin në kohë, duke thënë se “kaq është mundësia”. 

 “Thoshte dikush: po pse se bën 18 vjet si në Gjermani? Se Gjermania, për çdo fëmijë të porsalindur nuk paguan vetëm vitin e parë. Ne do paguajmë vetëm vitin e parë. Paguan shumë më tepër. Po, sepse nuk jemi Gjermania, është shumë e thjeshtë. Prandaj nuk e bëjmë si Gjermania, sepse nuk jemi Gjermania, se më saktë nuk ë bëjmë sa Gjermania se s’jemi Gjermania, por bëjmë si Gjermani dhe si vendet e tjera që e japin këtë shpërblim. Dhe ka vende në BE që nuk e japin për të gjithë fëmijët, ne do ta japim për të gjithë fëmijët. E japin për fëmijët e shtresave në nevojë. Ne do ta japim për gjithë. Kaq është mundësia e re që është krijuar sot”.

“Unë jam i bindur që pas disa vitesh do hapet debati ta shtrimë në më shumë vite. Pra një fëmijë që lind sot, të marrë shpërblimin për këtë vit, edhe për vitin tjetër, edhe për tjetrin. Por, që të arrijmë aty duhet të krijomë mundësi të reja. Dhe si i krijojmë mundësitë e reja? Mundësitë e reja i krijomë duke bërë reformat, duke shkuar më tutje”, tha kreu i Qeverisë.

Shpërblimet

Rreth një javë më parë, Kryeministri Rama prezantoi shërblimet që do të jepen për prindërit e të paralindurve duke nisur nga Janari:

Fëmija i parë i një çifti do të marrë 400 mije lekë;

Fëmija i dytë, 800 mije lekë;

Fëmija i tretë 1 milionë e 200 mijë lekë.

“Çdo bebe që lind në maternitetet e vendit do të regjistrohet aty, nuk do të jetë për të bërë gjithë procedurën e komplikuar në gjendjen civile aty dhe do të marrë menjëherë çekun për mirëseardhjen në jetë si ndihmë direket për familjet. Masë për të gjithë familjet që lindin në vend, nuk do të ketë asnjë dallim”, tha Rama të martën e shkuar.

Nisma e qeverisë vjen në një moment kur shkalla e lindjeve është ulur ndjeshëm. Rënia e lindjeve në vend është konstatuar edhe në raportet e herëpashershme të publikuara nga Institutit i Statistikave.