.

Ngjarja në Fushë-Krujë, Vasili: Flet edhe Zëri i Amerikës, Rama e ha turpin me bukë

 

Deputeti i LSI, Petrit Vasili ka komentuar në Facebook rastin e dhunës ndaj Xhisiela Malokut, për të cilën akuzohet djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Sipas Vasilit, për skandalin e Fushë Krujës foli edhe Amerika, ndërkohë që “kryeministri e ha turpin me buke”.

Statusi i plotë

Zeri i Amerikes flet per skandalin e Fushe Krujes, kryeministri e ha turpin me buke.

Zëri i Amerikës jep lajmin:
” Skandali i Fushë Krujës vetëm një ditë më parë u referua nga Policia në Prokurori”.
Deri ne Amerike eshte e qarte se banditet e kryeministrit kane fshehur skandalin e perdhunimit dhe kane perdhosur shtetin.
Kryeministri ky genjeshtar pa sherim kishte deklaruar se do ti largonte te tijet te perfshire ne skandale menjehere.
Po ku ka mendere ky.
Ky eshte njesh me perdhunuesit.
Ç’skandale pret ky apo per nje te cmendur si ky perdhunimi i shtetit,i policise dhe i personit jane normalitete.