.

Vettingu në politikë/ Deklarata “bombë” e Bashës: Nëse Rama e bllokon, do djegim mandatet

“Nëse Edi Rama bllokon vettingun në politikë, do të lindë nevoja edhe për të djegur mandatet”, kështu u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha në emisionin “Open” në Top Channel.

SPAK-u dhe BKH-ja hetojnë dhe të çojnë në burg, ndërsa vettingu synon vetëm t’i nxjerrë të gjithë të inkriminuarit nga jeta politike. Nëse një gjyqtar i lidhur me krimin, një prokuror i lidhur me krimin apo një polic i lidhur me krimin, duhet nxjerrë jashtë sistemit, atëherë pse një politikan i lidhur me krimin të mos nxirret jashtë sistemit? Është absurde që Taulant Balla, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama të votojnë për të nxjerrë nga sistemi zyrtarë të lidhur me krimin, ndërsa vetë të mos i nënshtrohen të njëjtave rregulla.
Duke filluar nga ditët e ardhshme ne do të jemi në kontakt me qyetarët që të marrin vendimin nëse Edi Rama e bllokon vettingun në politikë. Nëse nuk pranohet projketligji ne na lind detyra edhe që të djegim mandatet.“, u shpreh Basha.