.

Panariti i përgjigjet akuzave të Ballës: Nuk ka kontratë me Balilët, keni një vit që…

Pas akuzave të deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla i cili u shpreh se Panariti firmosi kontratë qeraje toke për Balilët, ka reaguar edhe ky i fundit duke i quajtur mashtrime.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ish- ministri i Bujqësisë Edmond Panariti u shpreh se nuk ka kontratë të lidhur me trafikantin Kelmend Balili dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme.

“Nuk ka kontrate te lidhur as nga Ministria e Bujqesise dhe as nga Edmond Panariti, me trafikantin Kelmend Balili… zoti Taulant Balla!! Ky është një mashtrim…lehtesisht i verifikueshem dhe i hetueshem…”, tha Panariti.
“Kjo nuk ju ndihmon në fshehjen e dështimit spektakolar të Bujqesisë, në vitin tuaj të tepsisë”, ka thënë ndër të tjera Panariti.


Postimi i plotë

Nuk ka kontrate te lidhur as nga Ministria e Bujqesise dhe as nga Edmond Panariti, me trafikantin Kelmend Balili… zoti Taulant Balla!! Ky është një mashtrim…lehtesisht i verifikueshem dhe i hetueshem… Keni nje vit që vetëm hetoni dhe auditoni procese dhe procedura për të cilat janë shprehur që nga KLSH e me radhe. Vazhdoni!! Por, se kush shoqërohet me trafikante, dhe madje e deklaron hapur këtë, publiku e ka tashmë të qartë. Por kjo nuk ju ndihmon në fshehjen e deshtimit spektakolar te Bujqesise, ne vitin tuaj te tepsise!! Për here të parë në vitin 2018, pas nente vitesh, eksportet bujqesore rane me – 5,5% pas një rritje dy shifrore për kater vite me radhe.Ndersa Importet bujqesore në vitin e tepsise u rriten me 11%. Kete nuk e them unë, por Instat i juaj. Ndersa ju shpalosni sot në Kuvendin e genjeshtrave rritje imagjinare me 70% të bujqësisë aritmetika është më e forte se propaganda dhe ajo ju nxjerr me MINUS dhe madje me germa kapitale.