.

Opozita prezanton platformën antimafia, vjen reagimi i Ramës: Pasqyra e dëshpërimit…

Ndërkohë që kreu i PD-së dhe opozita janë duke prezantuar platformën dhe ligjin antimafia, që do të pasohet me anullim të PPP dhe koncesioneve abuzive dhe korruptive, deri në konfiskim të pasurive të përfituara falë aferave, reagon kryeministri Rama.

Me një shënim ne Twitter, Rama e quan pasqyrë të dëshpërimit të opozitës rrugëhumbur, gjithë këtë platformë.

Reagimi i Ramës

Sot paradite Shqipëria u listua në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për blerjen e Eurobondit dhe ne do të kemi sukses në këtë operacion, pikërisht sepse ekonomia,financat e qeverisja jonë,janë krejt e kundërta e atyre që thotë pasqyra e dëshpërimit të opozitës sonë rrugëhumbur!