.

Ministria e Infrastrukturës nxjerr shifrat, si ka ndryshuar numri i udhëtarëve që kanë hyrë në Shqipëri në 5 vite

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar numrin e udhëtarëve në aeroportin “Nënë Tereza” për muajt Janar-Gusht.

Nga grafiku vihet re një rritje prej 60% të numrit të udhëtarëve që kanë hyrë në Shqipëri.

Në vitin 2013, kanë hyrë 1,173,539 udhëtarë, në 2014 kanë hyrë 1,217,448 udhëtarë, në 2015 kanë hyrë 1,318,370 udhëtarë, në 2016 kanë hyrë 1,397,943 udhëtarë, në 2017 kanë hyrë 1,741,707 udhëtarë, ndërsa në 2018 kanë hyrë plot 1,992,530 udhëtarë.