.

Kush janë “VIP”-at dhe politikanët që flisnin me grupin “Bajri”?

Nënët të pandehurit e arrestuar të operacionit OAZ do të paraqiten sot para gjykatës për t’u verifikuar masa e sigurisë që është marrë nga gjykata në mungesë të tyre.

Ndërkohë që mësohet se një prej dy personave të shpallur në kërkim Enver Bajri, i konsideruar si kreu i grupit kriminal është jashtë Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Report TV ka mësuar se grupi “Bajri” prej kohësh ishte në përgjim. Nga bisedat e zbardhura deri më tani, Safet Bajri, Behar Bajridhe anëtarët e tjerë të këtij grupi, kanë folur me persona “VIP”, ku përfshihen në disa raste edhe politikanët.

Emrat e këtyre personave nuk bëhen të ditur, por janë pjesë e dosjes që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë.

Të arrestuarit akuzohen për gjobëvënie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Ata janë arrestuar pas një operacioni që policia e Shtetit ka zhvilluar në vend.

Operacionet në Shkodër vijnë pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet.

Në vetëm 3 muaj, në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, ku më e fundit ishte ajo e biznesmenit Arjan Ferracaku.

2 persona të tjerë janë raportuar si të zhdukur.