.

Kallëzimi penal ndaj Arta Markut/ Basha: Shërbëtorja e Edi Ramës, po shkatërron hetimet ndaj Tahirit

Teksa gazetarja Eni Vasili në emisionin “Open” i përmendi një kallëzim penal të cilin Partia Demokratike ka bërë kundër kryeprokurores Arta Marku, kreu i kësaj partie Lulzim Basha tha se padia nuk i është drejtuar vetë zonjës Marku, por institucioneve përkatëse. Sakaq ai u shpreh se kryeprokurorja është shërbëtore e kryeministrit Rama dhe se po shkatërron hetime të rëndësishmë në vend.

Eni Vasili: Arta Markun e keni kallëzuar penalisht tek Arta Marku?

Lulzim Basha: Arta Marku është shërbëtore e Edi Ramës. Po shkatërron hetime ndaj Tahirit, po mbyll çdo hetim të korrupsionit dhe marrëdhënieve kriminale.