.

Jennifer Lopez rrëzohet në skenë, ja si e kaloi situatën

Jennifer Lopez mbrëmjen e djeshme ka performuar në Las Vegas, ku e shoqëronte dhe i dashuri i saj basketbollisti Alex Rodriguez. Të pranishëm të tjerë ishin dhe shumë yje të tjerë si Selena Gomez, Jessica Alba, Dua Lipa, Becky G dhe Sofia Vergara.

Me anë të një foto të postuar në Instagram diva e muzikës botërore tregonte personazhet e njohur që ndodheshin atje për të. Të gjithë e kanë shijuar në maksimum performancën e saj por ndodhi dhe një incident i vogël në skenë.

 

Në momentin që ishte duke kënduar Jennifer afrohet të përshëndesë publikun dhe papritur rrëzohet në skenë. Megjithatë këngëtarja e përballoi më së miri situatën dhe ka reaguar menjëherë duke u ngritur në këmbë dhe duke vazhduar të përshëndesë publikun. Videoja brenda pak orësh u shpërnda në internet.