.

Horror/ Vret shoqen e ngushtë dhe i merr foshnjen nga barku, bashkëpunëtor edhe burri i gruas shtatzënë

Horror në një familje në Nord Dakota, në SHBA. Një grua ka vrarë shoqen e saj të ngushtë, që ishte shtatzënë në muajin e tetë dhe i ka marrë fetusin, për ta rritur vetë.

Mediat e huaja raportojnë se autor është William Hoehn dhe e dashura e tij Brooke Crews. Ata akuzohen se kanë vrarë në banesën e tyre Savannah Greywind dhe i kanë marrë foshnjën.

Ngjarja ka ndodhur kur gruaja kishte shkuar për vizitë te shoqja e ngushtë, pa e menduar fare se çfarë e priste. Alarmin për ngjarjen e ka dhënë mamaja e viktimës, pak pasi nuk mundi të lidhej dot me të bijën.

Policia pas hetimeve zbuloi ngjarjen e tmerrshme. Gruaja ishte mbytur dhe më pas i kishin çarë barkun dhe i kishin marrë bebin.

Rrëfimi i burrit ka qenë shokues, ai ka deklaruar: Kjo është vajza jonë, ne tani jemi një familje”.