.

Fshehu dënimin për vjedhje në Itali, ish-gjyqtari Thanza thirret nga Prokuroria

Ish-gjyqtari Admir Thanza ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës ku do merret në pyetje në lidhje me akuzën për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Thanza nuk ka deklaruar që ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Itali për vjedhje. Ai u shkarkua nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit në korrik të këtij viti.

Zbulimi i dënimit të Thanzës u bë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Gjithashtu, gjyqtari kishte probleme dhe me pasurinë, pasi rezultonte me një sërë apartamentesh nga Shkodra në Tiranë, për të cilat nuk justifikonte pasurinë.