.

Dasmë në familjen mbretërore, Lordi britanik thyen tabutë dhe martohet me një mashkull(Foto)

Lordi Ivar Mountbatten, i divorcuar dhe baba i tre vajzave martohet me një mashkull, partnerin e tij, James Coyle. Kushëriri i largët Mbretëreshës Elizabeth nga ana e bashkëshortit së saj është i pari në familjen mbretërore që ndërmerr një hap të tillë.

Një ditë më parë, Lordi Ivan dhe i dashuri i tij James Coyle shkëmbyen unazat me njëri-tjetrin në prani të 60 familjarëve të tyre, përfshirë tre vajzat dhe ish-bashkëshorten e tij shkruan Daily Mail.

Për habi të të gjithëve, ish-bashkëshortja ishte e lumtur për vendimin, madje pozoi në një foto mes tyre. Lord Ivar Mountbatten ka qenë i martuar 13 vjet me Penelope me të cilën ka edhe tre vajza.

Ata u divorcuan në vitin 2016 kur lordi vendosi të ndryshonte preferencat seksuale. Që prej ndarjes ata kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë.