.

Çfarë humbët nga seanca në Kuvend/ Socialistët shfaqen në humor ndërsa Tom Doshi…

Seanca e ditës së sotme në Kuvend u zhvillua sërish pa pjesëmarrjen e opozitës, por kjo gjë nuk e ka shqetësuar aspak maxhorancën.
Aksioni “Oaz” duket se ka sjellë qetësinë mes deputetëve dhe arrestimi i të fortëve të Shkodrës është përshëndetur nga zv.kryeministrja Senida Mesi e cila paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë kompromis dhe do të goditen edhe bandat e tjera.

Socialistët janë parë më të buzëqeshur se herët e tjera. Më të relaksuara dukeshin marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Xhafaj të cilët janë fotografuar duke biseduar me njëri-tjetrin me gjeste. Po ashtu në një foto tjetër, Xhafaj është shfaqur i gëzuar dhe gjatë komunikimit me kolegët ministra.

Në sy ka rënë edhe rikthimi i Pandeli Majkos i cili bojkotoi për herë të dytë votimin e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë që një tjetër foto që ka shkrepur LSA ishte ajo e deputetit të Shkodrës, Tom Doshit i rrethuar nga socialistët.


Por me gjasa është bezdisur nga fakti se deputeti Adnor Shameti e ka shtrënguar prej krahu dhe nuk e lëshon.