.

Balla sulmon opozitën: Ministri i LSI-së firmosi kontratë për Balilët ndërsa kompania e kunatit të Bashës jep…

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka sulmuar opozitën nga foltorja e Kuvendit.

Ai tha se Basha s’mund të flasë për oligarkët pas është gjobaxhiu më i madh i tyre, ndërsa hodhi akuza edhe ndaj ish-ministrit të LSI-së Panariti.

“Panariti firmosi kontratë qeraje toke për Balilët. Ne u sekuestrojmë hotelet po nuk ju marrim dot tokën, sepse kontratën e kanë qepur mirë. Duhet të gjejmë zgjidhje ligjore për t’u anuluar kontratat. Në Belsh liqenet janë dhënë me qera për peshk sipas kontratës që ka dhënë ish-aleati ynë. Në qendër të Belshit peshqit ushqehen me gëlasa pulash. Këto duhen prishur, z.ministër”, tha Balla.

“Media ka bërë publike se si të gjitha kompanitë e mëdha në vend  kanë kontraktuar  për konsulencë kompaninë e kunatit dhe të bashkëshortes së Lulzim Bashës. Konsulencë në fushën e reklamës, mediatike.

Një kompani LANDMARK quhej njëra prej tyre, e cila faturonte rreth 2 miliardë para nga këto kompanitë e oligarkëve. A është kjo Lulzim Basha gjobë që ti u vendos kompanive për të mos u përmendur emrin në Parlament. Unë mendoj që po. Por Lulzimi përpara se të marë guximin të drejtojë gishtin tek vëllezërit dhe kunetërit e secilit prej nesh duhet të sqarojë i pari marrëdhënien e kunatit të tij me të gjitha kompanitë e oligarkëve. S’dihet ende kush paguan faturat e mbledhjeve të tua nëpër hotele”, shtoi Balla.

Duke u ndaluar te nisma e mëshuar fort nga PD-së për vetingun në politikë, tha: “Sa për vettingun e politikës nuk ka asnjë zgjidhje tjetër më të mirë se sa SPAK & BKH. Nënvizoj kërkesën tonë të bëjmë një audit të plotë për tokat e dhëna me qera. Ato që nuk janë shfrytëzuar duhet t’i kthehen shtetit që t’i vendosë në dispozicion të ekonomisë shtetërore”.