.

753 milion euro tendera për shpenzime luksi dhe udhëtime, Tabaku: E paprecedentë në 27 vite!

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në prezantimin e “Platformës kundër korrupsionit dhe ologarkisë” ka bërë një pasqyrim të ndarjes së tenderave, abuzimet që janë bërë me paratë publike me PPP, që sipas janë të paprecedent.

Sipas Tabakut, 12,818 tendera kanë shkuar për; “ fasada, rehabilitime zyrash, shpenzime luksi, shpenzime për udhëtim, shifër e paprecedente, në 5 vite kjo qeveri ka arritur atë që kurrë në 27 vite nuk kish ndodhur më parë”.

Më tej deputetja demokrate, referuar shifrave, u shpreh se nga 39.307 tendera, 11,319 prejt tyre janë dhënë pa garë gjatë viteve të fundit duke i hequr mundësinë bizeseve të ndershme që mbyllen, për të marrë pjesë në garë.